Tragjedi mbi anijen italiane, 29 emigrantë të vdekur nga të ftohtët

Itali- 29 emigrantë kanë vdekur nga të ftohtët mbi një anije të rojes bregdetare italiane të hënën pasi janë marrë në bord pranë brigjeve të Libisë.Tragjedia ka rikthyer debatin dhe kritikat ndaj qeverisë italiane e cila i dha fund misionit të kërkim-shpëtimit "Mare Nostrum" vitin e kaluar.Dy anije patrulluese morën në bord rreth 105 vetë që të dielën në mbrëmje, të cilët po udhëtonin mbi një gomone në kushte tejet të rënda, me dallgë deri në tetë metra të larta dhe temperature pak gradë mbi zero.Emigrantët e vdekur kishin kaluar 18 orë mbi njërën prej anijeve të rojes bregdetare që poi dërgonte në ishullin e Lampeduzas. Kryetarja e bashkisë së Lampeduzas, Xhuzi Nikolini, fajësoi pikërisht mbylljen e programit "Mare Nostrum" për tragjedinë.Edhe grupet e ndryshme të të drejtave të njeriut kishin paralajmëruar se mbyllja e misionit do të vinte në rrezik jetë njerëzisht.Por kryeministri Mateo Renci vendosi gjithsesi ta përfundonte atë, pjesërisht edhe për faktin se kostot e operacionit vetëm në vitin e parë shkuan në 114 milionë euro.