Përmbytjet, Basha: Qeveria Rama-Meta, mosveprim më pasoja të rënda

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vazhduar edhe sot të hedhë akuza nga qeverisë dhe kryeministrit Rama se nuk morën asnjë masë për përballimin e situatës së përmbytjeve. Në mbledhjen e grupit të PD, Basha tha se qeverinë Rama-Meta e akuzojmë për mosveprim me pasoja të rënda.Lulzim Basha: "Akuzojmë sot politikisht qeverinë Rama-Meta për mosveprime me pasoja të rënda në dëm të pasurisë dhe pronës së mijëra familjeve të përmbytura. E akuzojmë kryeministrin për abuzim me funksionet shtetërore për të fshehur paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij në menaxhimin e situatës. A nuk është një menaxhim i ulët i padenjë për një njeri që duhet ta njohë shtetin pasi ka drejtuar për 11 vite me radhë bashkinë e Tiranës. Të dalë para shqiptarëve dhe të thotë e gjetëm bosh arkën e emergjencës civile ndaj skishim cti bënim përmbytjes."