Shantazhi, Sarkozi kërcënoi Papandreun me llogarinë 500 milionë euroshe në HSBC

Ish-presidenti francez, Nikola Sarkozi, ka shantazhuar ish-kryeministrin grek, Jorgo Papandreu, në mënyrë që ai të pranonte programin e shpëtimit të Trojkës në vitin 2011.Sarkozi ishte në dijeni që mamaja e Papandreut kishte një llogari prej 500 milionë eurosh në degën zvicerane të Bankës HSBC, dhe përdori këtë fakt për ta bindur kryeministrin e atëhershëm të nënshkruante programin e masave shtrënguese në këmbim të borxhit prej 240 miliardë eurosh të akorduar nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.Kjo është bomba e radhës që lëshon, Herv Falsiani, inxhinieri italo-francez që zbuloi skandalin e llogarive të fshehta të miliarderëve për të shmangur detyrimet fiskale.Edhe pse shteti zviceran ka ngritur padi ndaj tij për publikimin e informacioneve të fshehta dhe spiunazh industrial, duke shkelur ligjet e privatëisë në vend, Falsiani do të nxjerrë në shitje javën e ardhshme librin i cili rrezikon të shkaktojë një uragan të vërtetë brenda BE-së.Sipas Falsianit, Sarkozi, i cili ishte ngarkuar nga Bashkimi Europian për të kryesuar bisedimet me Greqinë, ishte informuar për llogarinë e mamasë së Papandreut, përmes Kristin Lagard, në atë kohë ministre e fiancave të Francës, ndërsa sot drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar.Nëse zbulimet e Falsianit rezultojnë të vërteta, atëherë ato rrezikojnë edhe arritjen e marrëveshjes së re mes krerëve të qeverisë së re greke dhe trojkës së kreditorëve./Oranews.tv/