Elbasan, Kisha Katolike rrezikon të shembet
Me një vendim të Gjykatës së Lartë e vetmja Kishë Katolike në Elbasan rrezikon të shembet.Kisha Katolike Shën Piu X ndërtuar në vitin 1996 në daljen të Elbasanit, që dispononon dhe dokumentet e pronësisë, është paditur nga familja Karaosmani, pinjolle e të cilit është Odeta Nishani, bashkëshortja e Presidentit të Republikës, e cila pretendon se objekti është ndërtuar në pronën e saj.Kisha Katolike i ka cilësuar absurde vendimin e Gjykatës pasi në të gjitha procedurat ka respektuar ligjet e shtetit shqiptar."Famullia jonë është përfshirë në një situatë absurde me një proçes gjyqësor po të tille. Kisha jonë është ndërtuar rreth 20 vite më parë sipas të gjitha rregullave të shtetit shqiptar, me dokumente pronësie të tokës dhe ndërtimeve. Në vitin 2007 Kisha Katolike është paditur në Gjykatë nga një familje e cila pretendon pronësinë e tokës. Nuk e kemi marrë parasysh këtë padi pasi e kemi cilësuar absurde. Vendimi i gjykatës vendos lirimin e truallit edhe pse ne jemi ligjërisht pronar të truallit dhe të ndërtimit".Kisha Katolike do t'i drejtohet me një shkresë kryeministrit ku bashkangjitur do të jenë edhe dokumentat me të cilat është ndërtuar ky objekt kulti.Kisha katolike Shën Piu X është e vetmja e këtij besimi në qytetin e Elbasanit.