Donald Lu: Mbreslënëse reforma në dogana. SHBA i mbështet

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka deklaruar se reformat në dogana janë mbresëlënëse dhe se  SHBA mbështet këto reforma të vështira dhe të rëndësishme.Deklarata u bë gjatë vizitës së ambasadorit Lu në Terminalin e Doganës së Tiranës. Donald Lu: "Mbreslënëse reforma në doganë. SHBA mbështet këto reforma të vështira dhe të rëndësishme."Po ashtu Donald Lu dha edhe një mesazh: Që Shqipëria duhet të punojë më shumë për të luftuar korrupsionin. Lu u shpreh se duhet më shumë vendosmëri për të arritur rezultate.Donald Lu: “Populli shqiptar ka pritshmëri të larta për reforma në dogana dhe ende mbetet më shumë punë për tu bërë. Reformat për luftën kundër korrupsionit nuk mund të përfundojnë për një ditë të vetme. Ato kërkojnë vigjilencë dhe vendosmëri”Ndërkohë Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali vlerësoi ndihmën e dhënë nga SHBA në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve.Elisa Spiropali: “Administrata doganore shqiptare ka përfituar jo vetëm në inventar pajisje të reja për kontrollin më të mirë të kufijve dhe luftës kundër trafikut, por edhe trajnime të burimeve njerëzore. “Ambasada Amerikane i dhuroi Doganave dy makina të reja të cilat do të përdoren për patrullimin e kufirit.