ISIS ekzekuton Kayla Mueller, amerikanen e marrë peng

Amerikania Kayla Mueller, e rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik, është konfirmuar të jetë vrarë.“Me zemër të thyer ndajmë konfirmimin se Kayla Jean Mueller ka humbur jetën”, kanë njoftuar prindërit e saj përmes një deklarate.“Kayla ka qenë e ndjeshme dhe e përkushtuar për punë humanitare. Ajo ua ka dedikuar gjithë jetën e saj të re atyre që kanë qenë në nevojë për liri, drejtësi dhe paqe”, thuhet në deklaratë, raporton Evropa e Lirë.Deklarata nuk sqaron se si ka mësuar familja për vdekjen e Muellerit apo për rrethanat e vdekjes së saj.Mueller është kapur në Siri në gusht të vitit 2013.Javën e kaluar, militantët e Shtetit Islamik kanë thënë se ajo është vrarë nga një sulm ajror i Jordanisë në Siri.