Rrëshen, mjeti përplaset me barrierat anësore, humb jetën polici

Një 45-vjeçar efektiv policie në Tiranë humbi jetën, pasi automjeti me të cilën ai udhëtonte u përplas me barrierat anësore të rruges së Kombit.Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 të së martes në aksin rrugor Milot-Rrëshen në afërsi të Rubikut, ndërsa viktimë e aksidentit mbeti Gjon Tusha. Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm me mjetin e tijë tip "BENZ" me me targa tr 8132 I kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur, betonet anesore të rruges.Pëprlasja ka qenë e fortë duke i shkaktaur vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë disa pjesë të mjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimes.Ende nuk dihen ende rrethanat e qarta të aksidentit, por nga hetimet e para dyshohet se 45-vjeçari mund të ketë pësuar ndonjë atak kardiak ose të ketë kryer vetëvrasje të qëllimshme. Kjo i referohet edhe faktit se ai kishte pasur probleme në familje, pasi në vitin 2012-të bashkëshortja e tijë kishte kërkuar urdhër mbrojtje, por për saqruar rrethanat e vërteta të vdekjes së tijë pritet që të kryhet edhe espertiza mjeko-ligjore në trupin e viktimes. 45-vjeçari Gjon Tusha me origjinë nga Mirdita jetonte prej vitesh në Tiranë dhe ishte efektiv i policisë së shtetit në komisariatin numer 4.