Eksplozivet, Tahiri: Fuqinë time në dispozicion të betejave me krimin

Disa orë pas eksplozivëve të vendosura në kryeqytet ku, njëra ishte vënë në farmacionë e babait të Saimir Tahiri, ka reagar Ministri i Brendshëm. Duke falenderuar ata që e kanë mbështetur ministri Tahiri shkruan:"Kushdo qofte urdhëruesi dhe përçuesi i mesazhit që përcjell ky akt terrorist ndaj familjes sime, duhet ta degjojë sot po kaq qartë e fortë mesazhin tim: Gjithçka që është në fuqinë time i'a kam vënë dhe do t'ia vë në dispozicion fitoreve të betejave të vazhdueshme me krimin e me njerëzit e krimit.Asgjë dhe askush, me asnjë formë presioni apo terrori të çfarëdo natyre, nuk do të me ndalë në këtë rrugë të përcaktuar nga populli shqiptar në 23 qershor, nga shumica parlamentare e këtij vendi dhe kryeministri e qeveria ku kam nderin e përgjegjësine të bëj pjesë. Thotë në mesazhin e tij ministri Sajmir Tahiri.Ministri paralajmëron se lufta me krimin do të vazhdojë të përshkallezohet për ndërtimin e një rruge të re për Shqiperinë, përmes një shteti që nuk është më peng në duart e të fortëve që deri dje bënin ligjin dhe një policie që është rikthyer në krye të detyres për t'u ngritur përditë në lartësinë e aspiratave të popullit shqiptar.saimir tahir