Firmoset marrëveshja për rivitalizimin e Pazarit të Korçës

Pazari i Korçës brenda pak muajsh do të kthehet në identitet. Projekti është inverstim prej 2.6 milionë dollarësh të qeverisë dhe 1 milionë dollarë të fondacionit amerikano-shqiptar.Marrëveshja për rivitalizimin e Pazarit të Korçës u firmos nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro për të cilën ai mbetet një nga vlerat më të mëdha kulturore dhe arkitekturore të qytetit.I pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes ishte edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo për të cilin rikonstruksioni i fasadave erdhi ne momentin e duhur pasi pazari ishte degraduar se  tepërmi duke rrezikuar kështu edhe shëmbjen.Pazari i Korçës është klasifikuar si monument kulture i kategorisë së parë dhe arkitektura e veçantë e ndërtesave 3 shekullore, e bën atë tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.Pak kohë më parë në këtë zonë ishte edhe kreu i qeverise Edi Rama i cili gjatë inspektimit të punimeve tha se po nxjerrim nga balta pazarin e vjetër për tua rikthyer atë qytetarëve korcarë.