Rikthehen në TOB Ermonela Jaho e Gëzim Myshketa, koncert për 14 shkurtin

Duke qënë se në provat gjenerale mund të shijojnë të njëjtën shfaqje por me një çmim shumë herë më të ulët kryeqytetasit kanë zgjedhur të parën.Teatri i Operas dhe Baletit për përgatitjet e fundit të " Suor Angelica" dhe " Gianni Schicchi",  pjesë e së cilave janë dy emra të njohura të skenave botërore si Ermonela Jaho dhe Gzim Myshketa, rrëfen se nga 560 vënde që mban salla 540 bileta me një cmim prej 200 lekësh janë shitur që në ditët e para.Një dramë dhe një komedi janë dy premierat të cilat vinë për herë të parë në skenën e TKOB. Historia e një vajze e rritur në një familje konservatore e cila lind një fëmijë jashtë martese dhe historia e një djali, i cili vjen në metropol dhe trondit jetën e borgjezëve të cilët nuk njohin ndjenjat humane.Zgjedhja e premierave nuk është e rastësishme. Ngjashmëritë me personazhet e pjesëve janë të mëdha.Ermonela Jaho dhe Gzim Myshketa vinë në skenën e TKOB pas premirës së Dhjetorit të vitit të kaluar. Edhe këtë herë ata vinë për të performuar për publikun pa asnjë pagesë në këmbim." Suor Angelica" dhe " Gianni Schicchi" do të ngiten në skenë në datat 14, 16, 18 dhe 20 shkurt në orën 19.00 në skenën e TKOB.