Reforma në Drejtësi, propozimi: Presidenti të mos jetë më kryetari i KLD-së

Reforma në drejtësi mund ti tkurrë serish kompetencat kreut të shtetit.Ministria e Drejtësisë, propozon ndërhyrjen në kushtetutë për t’i hequr të drejtën Presidentit që të jetë njëherësh kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky Propozim i është dorëzuar Komisonit të Posaçëm për reformë në drejtësi, përmes këtij dokumenti, që Ora News e disponon."Amendimi i Kushtetutës mund të jetë një mundësi e mirë për të rishikuar disa nga kompetencat që Presidenti i Republikës ushtron me organe të tjera. Për shembull, qenia kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjithashtu kompetenca për të emëruar gjyqtarët, pavarsisht faktit se nuk voton në mbledhje. E njejta kompetencë vlen dhe për emërimin e prokurorëve, edhe pse Presidenti nuk është në krye të Këshillit të Prokurorëve. Përderisa kemi një president joqeverisës dhe një gjyqsor të pavarur a është i nevojshëm drejtimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga Presidenti i Republikes”Ndërkohë për një çështje që ka krijuar debat mes mazhorancës dhe institucionit të Presidentit zgjedhjen e e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ministria propozon:"Komisioni i Venecias ka paraqitur propozimin në memorandumin e prillit të 2014, për modifikimet në sistemin e drejtësisë. Ato kanë të bëjnë me përfshirjen e Gjykatës së Lartë nën varësinë e KLD përfshirë edhe faktin që gjyqtarët të mos zgjidhen nga parlamenti. Kjo kërkon ndërhyrje në Kushtetutë"Reforma në drejtësi, sipas ministrisë së Drejtësisë duhet të ngrihet mbi ndryshimin e Kushtetutës, reformimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, reformimi KLD, reformimi i Prokurorisë dhe policisë, reformimi i profesioneve të lirë në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë , reformimi i shkollës së Magjistraturës dhe arsimit juridik, reformimi i avokatisë.[caption id="attachment_463013" align="alignnone" width="640"]KLD Amendamenti per reformen ne drejtesi[/caption]