Fier, zbulohet magazina me mallra të skaduara, pranga vëllezërve
Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Fier. Bujar dhe Besim Tupi u arrestuan në flagrancë, pasi sipas hetimeve të 2 magazinat që posedonin shërbenin për të grumbulluar mallra ushqimore dhe detergjente te ndryshëm, te cilave u ka kaluar afati skadimit.Njera prej magazinave ndodhet ne lagjen “Mbrostar-Ferko” Fier, ku u gjet se nje pjese të mallrave u ishte fshire data e skadences dhe dyshohet se do te behej riciklimi i tyre, ku do të ndryshohej data e skadencës e më pas do të hidheshin ne treg.Mallrat transportoheshin pas fallsifikimit të datave te skadences ne nje magazine tjeter, ku behej shperndarja e tyre ne pika shitje.Policia ka konfiskuar dy magazinat në pronësi të vëllezërve Tupi, duke sekuestruar dhe sasinë e mallrave brenda tyre.Hetimet vazhdojne per dokumentimin e metejshem ligjor te kesaj veprimtarie kriminale. Dy vëllezërit akuzohen per veprat penale "Fallsifikim i vulave, stampave, formulareve" , "Pastrim i produkteve te vepres penale" dhe "Fshehje e te ardhurave" .Magazina me mallrat e skaduara e cila u sekuestrua nga policia është djegur ditën e sotme (06.02.2015).