Konflikti për pronën, i vihet granatë në derën e banesës një personi

Një shpërthim me granatë ka ndodhur në orët mëngjesit në derën e një banese në Kamëz , pranë kryqytetit.Nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona, si të dyshuar për këtë ngjarje.Sipas të dhënave në lidhje me ngjarjen, dyshohet që shkak të jetë bërë një konflikt pronësie mes dy autorëve dhe pronarit të banesës, të cilët mësohet se janë fqinj.Edhe në të kaluarën konfliktet midis dy familjeve kanë qenë evidentete, pavarësisht se prej vitesh janë proçes gjyqësor.Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shpërthimit që fatmirësisht nuk pati viktima.