NATO ngre task-forcën për tu paraprirë tensioneve mes Ukrainës e Rusisë
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s u mblodhën të enjten për të nëshkruar një rezolutë për ngritjen e disa bazave ushtarake në Europën lindore, me qëllim përforcimin e këtij rajoni ndaj kërcënimit rus.Siç edhe ishte parashikuar, të dërguarit e vendeve të Aleancës ranë dakord që të rrisnin në 30 000 numrin e ushtarëve në stacionuar në Poloni, Letoni, Lituani, Estoni, Rumani dhe Bullgari, ku deri më tani aleanca ishte pak e pranishme.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se këto masa ishin të nevojshme si kundërpërgjigje për aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe zhvillimeve në Ukrainë.Plani që do të vihet në zbatim menjëherë, është aprovuar nga palët në bazë të vendimeve të marra që në samitin e Uellsit shtatorin e kaluar.Edhe pse disa vende të rajonit pretendonin më tepër prani të forcave të NATO-s, sërish Rusia është vënë në alarm ndërsa tensionet mes palëve janë në kulmin e tyre që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hejgëll, i bëri thirrje aleatëve të qendronin të bashkuar, pasi i druhet frikës së një përçarjeje të mundshme, sepse vendet e Europës veriore janë më të përqendruar te rreziku rus, ndërsa ato të pjesës jugore janë më të shqetësuar nga fluksi i emigrantëve që vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.