Serbia dhe Shqipëria angazhohen për ndërtimin e korridorit Tiranë- Nish
Shqipëria dhe Serbia tashmë do të bashkëpunojnë për projekte konkrete infrastrukturore.Ky fakt u bë i ditur pas një takimi të Zv.kryeministres Zorana Mihajlovic dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.Numri dy në Qeverinë serbe i ofroi Shqipërisë ndihmë për zonat e përmbytura.Tiranë- Shqipëria dhe Serbia do të bashkohen dhe me paratë e BE-së do të ndërtojnë korridorin rrugor nga Tirana në Nish.Për të diskutuar në lidhje me këto projekte në Tiranë ka mbërritur zv.kryeministrja e serbisë Zorana Milajloviç e cila u takua me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.Ahmetaj:"Midis të tjerave, projektet janë: projekti i autostradës Nish-Prishtinë-Tiranë; të hekurudhës Beograd-Bar-Durrës-Vlorë; autostrada që ka filluar nga Beogradi për në Bar dhe autostrada që është shumë e rëndësishme për Shqipërinë, asaj që ne i referohemi Adriatiko-joniane ose “Autostrada e kaltër”.Kjo marrëveshje është pjesë e samitit të mbajtur nën kujdesin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe ka qenë pjesë e diskutimeve të Kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së zhvilluar në Serbi.Ndërkohë që këto projekte janë një mundësi lidhje për Ballkanin, por edhe për zhvillimin e turizmit.Milajloviç: “Ne synojmë ta paraqesim këtë projekt të përbashkët në muajin maj, gjë që do të shënojë fillimin e bashkëpunimit.Ndërlidhja e përbashkët është një instrument për të nxitur rritjen ekonomike të vendeve tona.Po gjithashtu është dhe një mënyrë që të shkojmë në mënyrë të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.Serbia dhe Shqipëria duan të ecin përpara dhe patjetër që janë partnerë”.Zv.Kryeministrja serbe ofroi ndihmën e Serbisë për përmbytjet e ndodhura.“Në fillim dua të shpreh solidaritetin për përmbytjet që kanë ndodhur në Shqipëri. Serbia është një vend që ka kaluar këto fatkeqësi dhe ju ofron ndihmën e saj në këto ngjarje.Duke qenë se Serbia e ka kaluar këtë situatë përmbytjesh, ajo që mund të themi është se të gjithë jemi në një situatë shumë të vështirë, edhe ekonomike. Ndryshimet klimaterike kanë bërë të vetën, në të ardhmen edhe mund të presim situata të tilla”.