Totozani me të përmbyturit në Fier, shqetësim ushqimi për njerëz e bagëti

Avokati i Popullit Igli Totozani ne diten e dyte te vizites se tij ne zonat e prekura nga permbytjet eshte takuar sot me banore te fshatit Darezeze te qarkut Fier.Situata ne kete fshat paraqitet emergjente pasi me dhjetra ha toke ndodhen nen uje duke shkaktuar deme te medha ne sektorin e bujqesise dhe te bregtorise.Duke folur me banoret e zones, Avokati i Popullit eshte njohur me situaten e rende dhe me nevojat e tyre me emergjente.Nje nga shqetesimet me te medha banoret paraqiten mungesen e bazes ushqimore per kafshet dhe kerkuan marrjen e masave te menjehershme per sigurimin e ketij ushqimi.Duke nisur nga shqetesimet e banoreve, Avokati i Popullit i beri apel autoriteteve qe te sigurojne sa me shpejt si mase imediate ushqimin per bagetite.Gjithashtu Avokati i Popullit ishte i pranishem sot ne zonen e Pertiqit prane Darezezes te mbuluar teresisht nga uji dhe ku mjeti i vetem per transport ishte varka.Ne kete zone demet me te medha i kane pesuar barinjte te cilet kane humbur nje numer te konsiderueshem krere bagetish.Totozani u takua me dy prej tyre te cilet kishin arritur te shpetonin 40 lope dhe vica duke i cuar ne te vetem cope toke te pambuluar nga uji.Barinjte ndersa shprehen shqetesimin per mungesen e ushqimit kerkuan cadra per te kaluar naten dhe ruajtur bagetite.Pas sensibilizimit per sigurimin e ushqimit per bagetite dhe cadrat per strehim ka patur nje mobilizim me te madh nga autoritetet, te cilet kane shperndare sot gjate gjithe dites ushqime dhe çadra ne Darezeze dhe Hoxhare.