Thellohet skandali, 2 ushtarakë dyshohen për lidhje me Fekën
Pas vdekjes së Major Sokol Fekës më datë 27 janar në Malaga të Spanjës me 1 ton hashash, Ministria e Mbrojtjes mohoi çdo implikim të ushtarakëve të saj të përfshirë në trafikun e drogës.Kur kanë kaluar më shumë se një javë, vijnë edhe arrestimet e para të dy oficerëve të lartë të ushtrisë, një Major dhe një Kapiten, të cilët akuzohen se janë bashkpunëtorë të majorit prej vitesh.Nga ana tjetër, janë në proçedim edhe katër oficerë të tjerë, të cilët shërbenin në Drejtorinë e zbulimit dhe personelit në të njëjtin regjiment ku shërbente dhe piloti Feka prej vitesh 18 vitesh.Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, e cila përmes një deklarate thekson se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proçes gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre.Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij proçesi.Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shprehin vendosmërinë për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të dinjitetit dhe figurës së ushtarakut.