Italia paralizohet nga moti i keq
Italia është paralizuar nga moti i keq. Bora në veri dhe shirat në jug kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve.Vecanërisht në veri bora e rënë papritur të enjten bllokoi autostradat dhe rrugët nacionale. Në Milano dhe Torino u mobilizuan 120 borëpastruese për hapjen e rrugëve, por probleme janë shënuar në të gjithë rajonin e Lingurias, Piemontes dhe Toskanës.Venecia si zakonisht në raste të ngjashme rrezikohet nga përmbytjet. Shiu madh dhe erërat e forta kanë pushtuar jugun dhe pjesën qëndrore të italisë, duke rritur rrezikun e rrëshqitjeve të dherave dhe shembjeve të zonave muzeale.Bora sipas sinoptikanëve do të arrijë deri në vendet më jugore si sardenja, dhe sicilia. Situata pritet të përmirësohet gjatë fudnjavës, por edhe nesër pritet borë dhe shira të mëdha.