Is rrëmben fëmijët irakianë dhe i shet si skllevër seksi

Militantët ekstremistë rrëmbejnë fëmijë irakianë dhe më pas i shesin si skllevër të seksit. Alarmi është dhënë në një raport nga Komiteti për të drejtat e fëmijëve i Kombeve të Bashkuara.Por barbarizmat e ektremistëve islamikë nuk përfundojnë këtu. Të miturit vriten brutalisht, duke i kryqëzuar të gjallë ose duke i varrosur të gjallë.Madje djemtë nën moshën 18 vjec terroristët i përdorin edhe si mburoja për tu mbrojtur ndaj sulmeve ajrore amerikane, ose në sulmet kamikaze të organizuara prej tyre në vende të ndryshme.Kombet e bashkuara kanë video që dokumntojnë se si fëmijët të vegjël me probleme mendore përdoren si kamikazë në sulmet vetvrasëse. Viktimat janë përgjësisht fëmijë të komunitetit jazidi dhe kristian në irak, por edhe sunitë e shiitë.Një nga 18 anëtaret e komisionit që ka hartuar raportitn, Renate Winter thotë se problemi është i jashtëzakonshëm. Ajo shton se militantët e shtetit silamik kanë organizuar shfaqje publike në sheshet e qyteteve që kanë në kontroll, duke shfaqur imazhet e pilotit jordanez kur digjet i gjallë.Në mesin e spektatorëve ishte edhe një fëmijë jo më shumë se tetë vjec, i cili duke qeshur thotë edhe unë dua të kap dhe të djeg pilotë.