I dënuari për vrasje tenton arratisjen nga burgu i Vaqarrit, kapet
Dëshira për ti shpëtuar vuajtjes së dënimin në qeli, ka çuar një të burgosur në burgun e Vaqarrit të sfidojë veten në aftësitë e hedhjes nga lartësitë.Ismail Sinani, tentoi arratisjen nga burgu i Vaqarrit. Ai mësohet se u ka shpëtuar rojeve të burgut dhe është hedhur nga 5 m lartësi.Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për 43-vjeçarin nga Kukësi, i cili pas rënies në tokë ka pësuar frakturë në të dyja këmbët, duke pamun dësuar kështu largimin e tij të mëtejshëm, ku dhe është ndaluar.Ismail Sinani ishte ekstraduar me 6 mars 2014 nga Greqia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës e kishte dënuar me 24 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtjes pa leje”.Shtetasi Sokol Sinani së bashku me vëllain e tij, Afrim Sinani, akuzohen për veprën penale të vrasjes së shtetasit Naim Sinani për motive hakmarrje.