Gent Sejko Guvernator i BSH me votat e të djathtës dhe të majtës në Kuvend
Gent Sejko është Guvernatori i Ri i Bankës së Shqipërisë. Kandidati i Presidentit të Republikës bashkoi partitë politike në Kuvend duke marrë 105 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, në një votim që nuk u parapri nga debate.Por veç numrit të lartë të votave, votimi nuk kishte asnjë një suprizë. Kjo pasi më parë Sejko ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe në raportimin para Komisionit të Ekonomisë mori urimet e parakohshme nga palët politike, duke shuar kështu çdo përplasje mes maxhorancës dhe Presidentit të Republikës për zgjedhjen Kreut të ri të Bankës së Shtetit.Gent Sejko do të jetë kështu pasuesi në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shtetit të Ardian Fullanit i shkarkuar më 18 shtator nga Kuvendi pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari.Ai ka përcaktuar si sfidën e tij të parë si Guvernator kthimin e besimit në institucionin e Bankës së Shqipërisë si dhe rritjen e transparences.“Do të filloja me transparencën dhe përgjegjshmërinë ndaj publikut dhe parlamentit. Si objektiv kryesor do të vlerësoja rikuperimin e dëmit të imazhit të Shqipërisë dhe rikthimit të besimit te publiku te ky institucion”Ndërsa për vjedhjen në thesar, Sejko premtoi rishikim të përgjegjësive por edhe të shumës së vjedhur.“Një nga prioritetet e mia parësore ose i pari pari fare për të parë dokumetat, pasqyrat financiare për të bërë një inventarizim për të parë nëse kjo vlerë është e saktë, ndarja e përgjiegjësive janë të sakta.”Nga ana tjetër Sejko ka garantuar se do të rishikojë pagesat e majme të stafit të bankës.“Sigurisht nëse do të ketë shpërpjestim unë do të jem totalisht i hapur për të bërë rishikimet si tëp agave si të privilegjeve, pra nëse ka fryrje.”Sejko ka përcaktuar si sfidë edhe rikthimin e inflacionit në objektiv.