Rimbursimi i TVSH, bizneset ankohen se nuk e kanë marrë atë para 2014

Bizneset përsëri kanë ngritur si shqetësim rimbursimin e TVSH-së. Por Drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj deklaron se në bazë të ligjit asnjë biznes nuk do të rimbursohet për periudhën para 1 janarit 2014.Tiranë- Rimbursimi i TVSH-së vazhdon të jetë ngërçi më madh i tatimeve me biznesin.Në një tryezë të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, përfaqësuesi i biznesit amerikan u shpreh se një prej shqetësimeve të kompanive vijon të mbetet rimbursimi i TVSH-së.Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ka sqaruar se në bazë të ligjit rimbursimi i TVSH-së nuk do të shtrihet përtej datës 1 janar 2014.Bizneset që merrnin pjesë në këtë tryezë ngritën si problem edhe moskonsultimin për udhëzimin e ri të TVSH-së si dhe fuqinë prapavepruse.