Shkodër, hajduti hyn në shtëpinë e Konsullit të Italisë, por s’merr asgjë
Ka shfrytëzuar kohën kur Konsulli i Nderit të Italisë në Shkodër ndodhej në vendlindje, për të hyrë në banesën e tij dhe për të tentuar vjedhjen e saj.Episodi është regjistruar pak ditë më parë, kur një person i paidentifikuar ka arritur të futet në apartamentin e Konsullit, Vito Antonio Stigliani, por pa arritur të marrë asgjë.Ngjarja nga policia nuk është raportuar, ndërsa konstatimin e ka bërë vetë Stigliani kur ka mbërritur në qytetin e Shkodrës, pas pushimeve në Itali.Ja si e tregon ngjarjen për mediat Konsulli i Nderit, ndërsa drejton edhe një pyetje që përgjigjen më së shumti e pret nga policia.“Kam ardhur dje nga Italia dhe kam gjetur nje perfaqesues te policise ne shtepi. Nuk kam bere ende denoncim, do ta bej. Per momentin dua te reflektoj per te kuptuar nese eshte nje episod qe ndodh ne shume vende te tjera, edhe ne Itali, apo eshte nje episod qe duhet marre seriozisht. Kete do te ma thote policia.Une jetoj prej 7 vitesh ne Shqiperi dhe nuk kam degjuar me pare per nje gje te tille, sa i takon funksionareve te ambasades Italiane. Une kam qene edhe ne Tirane perfaqesues i ambasades, dhe kurre nuk me ka ndodhur nje gje e tille.Di te them qe ne bote hajdutet e apartamenteve jane lajmi i dites, ndoshta ky status i takon edhe Shqiperise, kete nuk e di. Pyes thjesht per mua, sepse jam i interesuar te di nese ishte thjesht nje hajdut, apo dicka tjeter?”Që personi në fjalë ka kërkuar dicka konkrete, kjo vjen e dyshuar nga kontrolli i imtësishëm i banesës, edhe pse shenja gishtërinjsh nuk janë gjetur, duke lënë të kuptohet se kemi të bëjmë me një profesionist.Por vetë Stigliani sqaron se çdo dokument i konsullatës mbahet brenda këtij institucioni, edhe pse nuk ka asgjë të një rëndësie të veçantë.“Dokumentat ndodhen në Konsullate, nuk mund te mbajme gje. Pastaj nuk eshte se kemi dokumente sekrete, apo ultra-sekrete. Shkresa normale”.Tashmë i mbetet në duar policisë së Shkodrës për të zbardhur ngjarjen në fjalë, ndonëse kjo e fundit akoma këtë tentativë vjedhje nuk e ka raportuar.Ngjarjet pa autor në Shkodër po rriten dhe kjo vë në pikëpyetje punën e uniformave blu.[caption id="attachment_460563" align="alignnone" width="762"]
(Në foto: Konsullata italiane në Shkodër)[/caption]