Korçarët: Përmbytjet, 2-fishi i deklaruar nga Shtabi i Emergjencave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2015, 21:03
Përmbytjet që kanë përfshirë të gjithë fushën e Korçës rezultojnë të jenë më të mëdha nga sa raporton Shtabi i Emergjencave.Agronomi, Yllson Agolli, përgënjeshtron shifrat e dhëna nga Shtabi i Emergjencave për tokat e përmbytura, ndërsa hedh dyshime për investimet e kryera në kanalet kulluese të zonës.Sipas kryeplakut të fshatit Sovjan, këtë vit askush nuk ka ardhur për të parë dëmet e shkaktuara nga përmbytja.Për banorët dhe specialistët, sipërfaqet e përmbytura janë rreth 700-800 hektarë, ndërsa Shtabi i Emergjencave raportoi se janë përmbytur me pak se gjysma e tyre.