Rikthet frika e atentateve në Irlandën e Veriut
Policia në Irlandën e Veriut është vënë në alarm pas shpërthimit të një bombe dhe tre njoftimeve të tjera për bombë në Bellfast. Edhe pse nuk pati viktima, autoritetet i frikësohen rikthimit të sulmeve politike në vend.Policia lëshoi një deklaratë zyrtare ku tha se një makinë kishte shpërthyer pasi në të ishte vendosur lëndë plasëse, ndërsa kishte marrë njoftime se një pako e dyshimtë ishte lënë pranë stacionit të trenit në periferi të qytetit. Gjithashtu rrugët u mbyllën edhe në dy lagje të tjera ku u gjetën objekte të dyshimtë.Për dekada me radhë Irlanda e Veriut ka qenë e rrënuar nga dhuna mes forcave republikanë që kërkojnë shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe bashkimin me Republikën e Irlandës, dhe forcave unioniste që e kundërshtojnë këtë ide.Konflikti u duk se u mbyll pas marrëveshjes mes palëve në vitin 1998, por sipas shërbimit sekret të Britanisë së Madhe, forcat republikane vazhdojnë të jenë kërcënim.