Hetimi për Fekën, Ministria e Mbrojtjes kërkon ndryshimin e rregullores

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron forcim të rregullores për ushtarakët, pas rastit të majorit Feka.Duke iu përgjigjur interesit të Ora News, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi se do të ashpërsohet zbatimi i rregullores për dhënien e lejeve të udhëtimit jashtë vendit për ushtarakët shqiptar.“Rasti Feka është një rast që më ka bërë pa as më të voglin dyshim, të ridimensionojmë të gjithë rregulloret mbi të cilat funksionon FA”.Kodheli konfirmoi se i është kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të përfshihet në hetimet për rastin e Majorit Sokol Feka, në dyshimet për përfshirjen e tij në trafik ndërko bëtar droge.“Unë i kam kërkuar javën që shkoi Prokurorisë së Përgjithshme, zotit.Llalla të hapë proçesin dhe po ashtu kam bërë një kërkesë dje për tu inolvuar në të gjithë investigimin që policia ushtarake dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë është duke bërë”.Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po merr pjesë në Ministerialin e NATO-s dhe shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar vendimsrrjes së Aleancës për qëndrimin ndaj Rusisë.“Ne jemi këtu për t’u përgjigjur vendimmarrjeve Politiko-Ushtarake të Aleancës. Ajo siguroi që Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve operative të Forcave të Armatosura për të rritur aftësinë për t’u përgjigjur situatave të ndryshme dhe për t’i ardhur në ndihmë Aleancës. Gjithashtu, bëri të sigurt që, Shqipëria i njeh Ukrainës dhe Gjeorgjisë kufinjtë që njeh NATO dhe OKB”.