Vaksinimi i kafshëve të rrugës, Bashkia marrëveshje me organizatën Four Paws

Nis vaksinimi i kafshëve të rrugës në Tiranë, një bashkëpunim ky mes Bashkisë Tiranë dhe organizatës ndërkombëtare “Four Paws".Nënkryetarja e Bashkisë, Nevila Xhindi, tha se kjo është një zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme që mban nën kontroll shtimin dhe shëndetin e kafshëve, duke garantuar fillimisht shëndetin e banorëve të kryeqytetit.“Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’u kujdesur për shëndetin e banorëve të saj dhe për t’i dhënë zgjidhje një prej problemeve më të ndjeshme të saj, atë të vaksinimit dhe sterilizimit të kafshëve të rrugëve. Kjo gjë nuk kërkon vetëm aftësi, por njëkohësisht është detyrë shumë specifike, nuk kërkon vetëm kompetenca profesionalë, të cilat nuk besoj se mungojnë, por kërkon njëkohësisht edhe përkushtim ndaj profesionit, kërkon njëkohësisht edhe shumë dashuri për kafshët.Ne i kemi të identifikuar kafshët e rrugës sepse Bashkia e Tiranës ka qenë në terren gjatë gjithë kohës dhe i kemi të gjitha zonat e identifikuara se ku është fluksi më i madh. Përgjithësisht është në zonat që ka hapësirat më të mëdha, por njëkohësisht edhe në zonat ku sigurohet ushqim për ta. Qendrat spitalore është një nga ato zona, dhe qendrat më të identifikuara me intensitet më të madh do të jenë fokusi i këtij projekti në 15 ditët në vijim.15 ditë është faza e parë, por duhet të jetë një projekt që duhet të zgjasë në kohë, të jetë një proces i vazhdueshëm, duhet të jetë konstant dhe i qëndrueshëm, sepse vetëm kështu mund të arrijmë ta mbajmë nën kontroll situatën. Kjo nuk është një situatë që zgjidhet brenda ditës, as brenda vitit, prandaj është një thirrje për të bashkëpunuar për të gjithë, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët që i duan dhe i adhurojnë kafshët, dhe të gjithë ata që e ndjejnë të jenë pjesë aktive e këtij qyteti”,- theksoi nënkryetarja e Bashkisë.Përfaqësuesja e organizatës “Four Paws”, Anka Tomensku, tha se procesi i vaksinimit të qenve dhe të maceve të rrugës do të nisë n ga sot dhe deri në datë 20 Shkurt. Por nëse do të jetë e nevojshme, shtoi ajo, do të rikthehemi”.