Me 69 për dy kundër dhe 2 abstenim miratohet rezoluta kundër migrimit

Daut Haradinaj nga AAK, ka qenë ai i cili ka deklaruar se pas mungesës së kryeministrit Mustafa dhe pas diskutimeve me grupet parlamentare, kanë vendosur që të heqin pikën e rendit të ditës në të cilën kërkohej të dilte në interpelancë Kryeministri Mustafa.“Siç jeni edhe dëshmitar pas një situate të krijuar mes deputetëve, mosardhja e kryeministrit Mustafa dhe ikja e shqiptarëve,atëherë e tërheqim këtë interpelancë, besoj që zotëri Beqiri jeni i kënaqur”, ka thënë Haradinaj.Ndërsa pika tjetër e rendit të ditës, miratimi i një rezolute për ndaljen e migrimit ilegal, është prezantuar nga shefja e grupit parlamentar të AAK-së Kadaj-Bujupi, e cila ka arsyetuar këtë rezolutë, duke përmendur pikat e saj.Ajo ka kërkuar që të hiqen taksa për shumë fusha të ndjeshme të bizneseve, dhe që institucionet e vendit të bëjnë më shumë për t’iu krijuar vende pune dhe një jetës më të mirë qytetarëve.