U veshi bluzat e PD-së nxënësve, shkarkohet mësuesi i "Dhora Lekës"
Denoncimi për Drejtoreshën e shkollës 'Dhora Leka" është kthyer në rreth vicioz për mësuesin e biokimisë Kristaq Viso.Ministria e Arsimit pas shkarkimit të drejtoreshës Mira Brahimi ka proçeduar sërish me shkarkim, këtë herë të mësuesit denoncues.Arsyeja është, sipas Ministrisë se ky mësues i bënte presion nxënësve të vishnin bluzë me imazhin e tij. Motivi i shkarkimit është thyerje e kodit të etikës për arsye propagandimi të imazhit personal tek fëmijët.Në dy foto që zotëron Ora News, dallohet qartë se nxënësit gati për lojë futbolli në fushën e shkollës janë të veshur me një bluze të bardhë me imazhin e mësuesit në fjalë.Po ashtu siç pretendohet nga Ministria në krahë të kësaj veshje është dhe logo e PD, por në foto kjo nuk është e dukshme.Gjithësesi këto veshje nuk kanë asnjë lidhje me uniformën e shkollës apo të stërvitjes.Pasi ka bërë verifikimet, Ministria e Arsimit e quan shkelje të etikës dhe propagandë imazhi këtë uniformë, duke marrë masa që mësuesi të largohet nga puna.Reagimi i parë për shkarkimin e mësuesit ka ardhur nga PD, ku deputeti Luçiano Boçi ka shkruar në Fb:"Denoncuesi i drejtuesve të shkollës "Dhora Leka", i cili mori dhe përgëzimet prekëse te Kryeministrit dhe Ministres, për atë që e quajtën me patetizëm "funksionim i sitemit për luftën ndaj korrupsionit", nga sot nuk është më mësues!Kristaq Vison "e graduan" duke e shkarkuar me "urdhër nga lart!".[caption id="attachment_460513" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Nxënësit e shkollës "Dhora Leka" me uniformën me logo të PD-së[/caption][caption id="attachment_460514" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Nxënësit e shkollës "Dhora Leka" me uniformën me logo të PD-së[/caption]/Oranews.tv/