Trajnohen në dizajn e grafik, personat me aftësi të kufizuar s’punësohen
Për t'u bërë pjesë aktive e shoqërisë, personat me aftësi të kufizuar falë trajnimeve të ndryshme, po përpiqen ti përshtaten një vendi pune.Sipas ligjit 1 në 25 persona me aftësi të kufizuar duhet të punësohen në institucione publike dhe private, ndërkohë trajnimi në fushën e grafikës, dizajnit dhe reklamës, kushtuar tyre nuk ka gjetur përkrahje nga këta të fundit.Ideatori i këtij trajnimi, Ndrek Ismailaj, duke u dhënë mundësinë para e tetraplegjikëve që të aftësohen në këto fusha, thekson hapjen e një studio grafike si mundësinë e vetme punësimi.Ndërkohë vetë ata, qëllimi i këtij aktiviteti, së bashku me familjarët tregojnë arritjet gjatë këtij trajnimi 3-mujor.Dëshira për t'ju krijuar jo vetëm një vend punë, por edhe ndihmë sociale, trajnimi në fushën artistike, do jetë një projekt i ardhshëm.