Shitja e pronave të ushtrisë, PS: Transparencë të plotë në 2013

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzat ndaj ministrit të mbrojtjes Arben Imami për shitjen e pronave. Deputeti i PS-së Taulant Balla theksoi se ushtria është zhveshur tërësisht nga pronat përmes një procesi privatizimi jo transparent.Sipas Ballës, në këtë proces të shitjes së pronave të ushtrisë për asnjë moment nuk janë marrë në konsideratë nevojat e FA, të ushtarakëve, kërkesa dhe projekte të njësive vendore që kërkonin që në këto hapësira të ngriheshin shkolla, apo për nevoja sociale të komuniteteve pranë pronave.“Reparte ushtarake dhe baza të rëndësishme të ushtrisë janë shitur me çmime shumë të ulta. Gjatë këtyre ditëve ne treguam objekte të ushtrisë që shiten që mund të përdoreshin për ish-ushtarakët. Treguam objektet e ushtrisë që mund të përdoreshin për ish pronarët dhe treguam dhe shitja e pronave mund të kishte krijuar të ardhura edhe për dëmshpërblimin e ish të burgosure” tha Balla.Balla deklaroi se pas ardhjes së PS-së në pushtet do të bëhet publike e gjithë dosja e korrupsionit të ministrisë së mbrojtjes.“Nga 2013, viti i fitores dhe rilindjes do bëjmë transparencën e plotë të gjithë këtyre pronave të çmuara.  Këto nuk janë as pronat e Imamit por të gjithë shqiptarëve dhe ne nuk do ta lejojmë Saliun që këto prona ti përvetësojë. Këto prona prej 17 milionë metër katror pasuri janë të të gjithë shqiptarëve dhe të shtetit” tha Balla.