Akuzat e PS, Komisioni i sigurisë thërret për raportim Imamin

Komisioni i sigurisë ka thirrur për të raportuar ministrin e mbrojtjes Arben Imami në lidhje me akuzat e opozitës për shitjen e pronave.Por deputetët e opozitës kanë kërkuar që të thirren për të raportuar në komision edhe ministri i brendshëm Flamur Noka dhe kreu i SHISH-it.Socialistët kanë kërkuar gjithashtu edhe ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar akuzat e opozitës ndaj ministrisë së mbrojtjes për privatizimet.Deputetët e opozitës kanë kërkuar gjithashtu edhe përfshirjen në axhendë të ligjit për shërbimet inteligjente duke theksuar se nëse nuk ndodh kjo atëherë kjo do të cilësohet si sabotim nga shumica.