Mësimi i italishtes në shkollat 9-vjeçare në Lezhë

Gjuha italiane do të mësohet në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Lezhë. Konsullata Italiane ka nisur bashkëpunim me instucionet arsimore për të vënë në jetë këtë projekt. Përveç shkollave do të hapen edhe kurse profesionale për të rinjtë për mësimin e gjuhës.Konsulli Italian në Shkodër Robert Andreoti ka zhvilluar një takim me autoritetet vendore si dhe drejtues të arsimit në Lezhë, ku ka deklaruar se nisma është ndërmarrë në kuadër të javës të gjuhës italiane, dhe ka për qëllim mësimin e saj nga nxënësit e të gjitha niveleve, duke premtuar njëkohësisht edhe asistencën e nevojshme në këtë drejtim.Konsulli Italian Andreoti në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga pedagogë të gjuhës Italiane në Universitetin e Shkodrës, si dhe mësues të italishtes. Projekti për "Mësimin e gjuhës italiane" në shkollat e qytetit të Lezhës realizohet në kuadër të asistencës ndaj Shqipërisë në fushën e arsimit.