Vlora në prag të festimeve, Gjika i kërkon ndihmë bisnesit
E ndërsa Vlora qyteti i flamurit, pritej të ishte epiqendra e festimeve të 100 vjetorti të pavarësisë, një pjesë e këtyre festive do ta çelen në Tiranë.Por kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka kërkuar ndihmën e bizneseve për të përmbyllur projektet në këtë përvjetor dhe në anën tjetër për të bërë festimet 28 dhe 29 Nëntorit në qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin 100 vjet më parë.Gjika tha se Ministria e ekonomisë ka bllokuar fondin prej 870 milion lekësh, fond ky që ishte parashikuar për ndërhyjet në infrastrukturë.Gjithashtu kryebashkiaku Gjika është shprehur kritik dhe i ashpër ndaj politikave qeverisëse, që sipas tij, kanë bllokuar qëllimisht këto fonde që festimet të zhvillohen në Tiranë.Gjika ka zhviluar një takim disa orësh me bizneset e dhomës së tregëtisë në këtë qytet duke kërkuar mbështetjen financiare që Vlora në këtë përvjetor të ketë projekt të përfunduar dhe të vishet kuq e zi në 100 vjetorin e Shqipërisë shtet.