Sarandë, kapen 80 kg marijuanë, në kërkim dy transportuesit

Policia e Sarandës ka bërë të mundur sekuestrimin e 80 kg marijuanë ndërsa ka shpallur në kërkim dy poseduesit e drogës.Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike u kap në Konispol, pranë kufirit me Greqinë ndërsa dy transportuesit janë larguar duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë.Sipas policisë është bërë i mundur identifikimi i njërit prej trafikantëve por nuk jep detaje për të për arsye hetimi.Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e dy transportuesve të drogës.