Panariti: Stop dhunës ndaj shqiptarëve në Preshevë

Përtej skepticimzimit dhe debatit, vizita e misistrit të jashtëm të Serbisë ka thyer akujt pas 8 vitesh në marrëdhëniet Beograd- Tiranë. Në vizitën e parë pas zgjedhjes në detyrë Mrkiç ka marrë kërkesa të drejtpërdrejta nga homologu shqiptar që nga njohja e Kosovës deri tek frenimi i dhunës ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.“Faktori shqiptar në Serbinë e Jugut meriton të trajtohet sipas standarteve demokratike, plotësimi i kërkesave për arsim, mbështetje financiare nga shteti serb, këtë presim. Të përmbahen ndaj akteve të dhunës ndaj këtij komuniteti. Kjo ruan identitetin e këtij komuniti dhe forcon marrëdhënit e dy vendeve”, tha Panariti.Ndërsa vetë diplomati serb Mrkiç në shumicën e rasteve ka përdorur armën e tij më të mirë për të shmangur përgjigjet direkte sidomos për Kosovën."Ne e dimë si ka qenë gjendja pas Luftës së Dytë Botërore dhe të kaluarën jo shumë të largët dhe punojmë për një sqarim të së kaluarës, ne humbëm rastet për forcimin e marrëdhënieve tonë, tashmë mendojmë se duhet që ti kapërcejmë pengesat. Ne si qeveri e re e Serbisë jemi të vendosur me Nikolic të zhvillojmë lidhje të forta me Shqipërinë dhe të gjejmë pikat që na bashkojnë, ndonëse e dimë se kemi pika fondamentale që nuk përputhen, por nëse zgjerojmë bashkëpunimin atëherë mendojmë se do të arrijmë të qartësojmë problemet e tjera. Ky është qëllimi i sinqertë, ne kemi folur edhe për pakicat, edhe për pakicën serbe që jeton në Shqipëri dhe shumë tema të tjera dhe kemi arritur në përfundimin që të bëjmë gjithçka që të kapërcejmë pengesat që kemi përpara. Gjithçka varet prej nesh" tha Mrkiç.I pyetur se kur Serbia do të kërkojë falje për genocidin ndaj shqiptarëve, ministri serb Mrkiç theksoi se tashmë duhet të vihen në pah gjërat që i bashkojnë dy vendet dhe jo ato që i ndajnë.“Ne serbët e kemi provuar genocidin dhe e mbajmë mend gjatë këtë. Ne kemi intepretime të ndryshme për historinë prandaj duhet sa më pak ti referohemi kësaj periudhe dhe këtë tia lënë historianëve dhe njerëzve të shkencës. Ne si politikanë duhet të përpiqemi që të vëmë në pah çdo gjë që na bashkon” tha Mrkiç.Përveç takimeve zyrtare me krerë të shtetit shqiptar, Mrkic ka shfrytëzuar ardhjen e një ditë përpara në Tiranë për tu takuar edhe një grupim të pakicës serbe në Shqipëri. Vizita e Mrkic është kundërshtuar me protesta nga aleanca “Kuq e Zi” përparra ministrisë së jashtme ndërsa nuk kanë munguar deklaratat skeptike për atë që po ndodh me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi.