Berisha inaguron sot qendrën e të dhënave qeveritare

Kryeministri Berisha inaguron sot qendrën e të dhënave qeveritare tek Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.Qendra e parë e të Dhënave Qeveritare është një investim prej rreth tre milion dollarë i qeverisë shqiptare në kuadër të projektit "Shqipëria Dixhitale".Ky investim, i pari i këtij lloji në administratën publike, do të shërbejë si pikakryesore e infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit të institucioneve të administratës publike, ku do të instalohen pajisjet dhe sistemet më të avancuaratë shërbimeve elektronike qeveritare për bizneset dhe qytetarët. Qendra e të dhënave qeveritare ka një sipërfaqe prej 672 m², dhe përfshin 11 ambiente për infrastrukturën teknike, monitorimin dhe sigurimin e shërbimeve elektronike.Aktualisht në këtë qendër të dhënash janë në funksionim mbi 12sherbime të përqendruara qeveritare për rreth 60 institucione të administratës publike që përfshijnë Kryeministrinë, Ministritë dhe institucionet e tyre të linjës.Për monitorimin e këtyre shërbimeve dhe të rrjetit qeveritar janëngritur 9 sisteme për të menaxhuar dhe monitoruar në kohë reale të gjithë problematikën e kësaj infrastrukture teknologjike dhe moderne.Të gjitha shërbimet elektronike, ofrohen nga Qendra e të dhënave qeveritare nëpërmjet rrjetit qeveritar prej 150 Kilometër fibër optike të shtruar në qytetin e Tiranës.Ky është një ambient, i cili me anë të një infrastrukture të plotë dhe logjistike do të "mikpriste" të gjitha sistemet qeveritare duke i ofruar garantimin e shërbimit 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Qendrën e të dhënave qeveritare është një investim i qeverisë shqiptare prej rreth 3 Milion USD.