FSK paradë për 5 vjetor, Jahjaga: Po ndërtojme vizionin e një të ardhmje Euroatlantike
Batalionet e ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë parakaluar nëpër qendrën e Prishtinës. Batalionet e Reagimit të Shpejtë, Batalioni Ceremonial dhe Njësia speciale Rosu kanë demostruar forcën e shtetit të Kosovës në këto pesë vite.






Para parakalimit të FSK-së një fjalim të rastit e ka mbajtur presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila tha se në këtë ditë Kosova do të kujtojë të gjithë ata që luftuan, punuan për krijimin e këtij shteti.
“Të gjithë këtyre njerëzve që luftuan për një shtet të lirë dhe një shtet të barabartë dhe në shërbim të qytetarit. Republika e Kosovës është një kontribuuese e madhe për stabilitetin në rajon me synimin për anëtarësim në mekanizma euro-atlantik”, ka thënë Jahjaga.“Ne po ndërtojmë një vizion të ri për vendin tonë, një vizion për të ardhmen euroatlantike. Ne po punojmë që Kosova të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.Jahjaga ka thënë se Republika e Kosovës i ka të gjitha kapacitet që të jetë një vend i hapur për anëtarësim në NATO përderisa ka lavdëruar FSK-në duke e cilësuar atë si njërin prej forcave më kyçe në sigurinë e Kosovës.“Gëzuar Pavarësinë e Kosovës, Zoti e bekoftë popullin dhe miqtë e saj”tha Presidentja.Zevendës ambasadorja e Shteteve të Amerikës në Kosovë, Kelly Degnan ka thënë se Kosova ka bërë përparime të mëdha në fushën e sigurisë përderisa ka lavdëruar përparimin e FSK-së. Ajo po ashtu ka përcjell edhe urimet e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama për pavarësinë e Kosovës.“SHBA është krenare që ka ndihmuar FSK-në sidomos gjenerali i Ioëa-s të cilat janë trajnuar së bashku. SHBA dhe Kosova kanë shumë projekte së bashku dhe një prej këtyre shembujve është ky bashkëpunim dhe trajnimit të nënoficerëve të Kosovës dhe ne do të vazhdojmë që kemi një bashkëpunim të këtillë”, ka thënë zëvendës/ambasadorja.Ajo po ashtu ka lavdëruar Policinë e Kosovës të cilët kanë instaluar një polici shumë etnike dhe të reagimit të shpejt dhe njëjtë ka bërë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës përderisa ka shtuar se SHBA do të vazhdoj që ta ndihmojë këto forcat të reja përderisa inkurajon që të kenë edhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera në to.“Urime dhe gëzuar Dita e pavarësisë”, tha Kelly Degnan.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se liria e popullit të Kosovës ishte ëndërr e shumë kosovarëve për vite të tëra.“Liria e Kosovës ishte një ëndërr e shumë paraardhëseve tonë. Sot fëmijët e tonë jetojnë të lirë. Andaj falënderimi i madh shkon tek qytearët e Kosovës të cilët kanë bërë që ne te jemi sot këtu. Shprehim respektin për ish – Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot Kosova ka përparuar në shumicën e sferave, të ligjit, ekonomik por edhe në sfera të saj”, ka thënë Kryeministri Thaçi.Ai ka lavdëruar FSK-në duke thënë se zhvillimi i saj tregon se FSK edhe pse është e re është një forcë bashkëkohore dhe ajo është një forcë e paqes dhe e lirisë së njerëzimit.“Ne ende duhet ta zhvillojmë Kosovës që ajo të ecë dhe të bëhet një shtet bashkëkohorë të integruar në procese euroatlantike dhe qytetarët tonë e meritojnë këtë. Ne do ta bëjmë kë këtë”, ka thënë Thaçi.Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe liderë nga vendet e rajonit, si presidentit i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, liderët e Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës.