Kërkimet për varret greke, banorët e Panaritit: Grekët na masakruan fshatin
Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke për kërkimin dhe nxjerrjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së viteve 1940-1941,vijon të shkaktojë reagime në qytetin e Korcës. Banorët e fshatit Panarit, aty ku do te kryhen kerkimet per eshtrat e grekeve, shprehen se kjo marrëveshje ju kujton masakrën e fshatit të tyre e cilësuar në histori si"Masakra e Panaritit".Më të vjetrit nga kjo trevë pohojnë gjithashtu se para se qeveria të nënshkruajë marrveshje të tilla, duhet të kthehet njëherë në histori dhe të kujtojë 375 panaritarët që u masakruan me sëpatë nga greket ne vitin 1914.Edhe pse kanë kaluar gati 100 vjet kjo masakër vijon të mbetet në memorien e banorëve të zonës.Ata sjellin dëshmi rënqethëse, të djegies së gjithë fshatit, por dhe masakrimit të qindra të tjerëve, duke i shpëtuar sëpatës vetëm tre prej tyre.Sipas banoreve qëllimi i masakrës ishte racist,përcarje mes popullësisë myslimane dhe të krishterë,qëllim të cilin nuk e arritën dot.