Elbasan, trajnim nga SOROS për kurimin e kancerit
Një grup mjekësh të Qendrës Spitalore " Xhaferr Kongoli", prej dy ditësh kanë nisur trajnimin me temë "Kujdesi Paliativ, një e drejtë njerëzore", organizuar nga fondacioni Sorros, Qendra e Kujdesit Paliativ, me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.Koordinatorja e këtij trajnimi dy ditor, Irena Laska, ka deklaruar se qëllimi i këtij trajnimi është promovimi i kujdesit paliativ, lobimin e tij për të gjithë njerëzit kudo që ndodhen, duke pasur parasysh numrin në rritje të sëmundjes së kancerit në vendin tonë.Kujdesi Paliativ, është degë shëndetësore që ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës së pacientëve të prekur nga sëmundje që rrezikojnë jetët e tyre, përmes parandalimit dhe lehtësimit të vuajtjeve, duke bërë identifikimin e hershëm dhe trajtimin e dhembjes apo problemeve të tjera fizike, psikosociale dhe shpirtërore.