Avokati i Popullit uron Kosovën për 5-vjetorin e pavarësisë

Në 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Avokati i Popullit Igli Totozani në emër të institucionit që drejton, ka uruar popullin kosovar në këtë ditë të rëndësishme për ta dhe gjithë shqiptarët.“Si sot 5 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, u kurorëzua vullneti gjithëkombëtar për pavarësinë e Kosovës. Shteti i ri, i njohur dhe i përkrahur tashmë nga demokracitë më të rëndësishme të botës, përmbushi më në fund juridikisht dhe politikisht me anë të Deklaratës së Pavarësisë, ëndrrën e lirisë të mbartur përmes sakrificave dhe qëndresës së brezave të tërë” thekson Totozani përmes një deklarate për mediat.“Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë dhe stafi dëshirojnë t'i bashkohen në këtë ditë historike krenarisë dhe gëzimit të qytetarëve të Kosovës. Nderim për të rënët, mirënjohje për miqtë ndërkombëtarë, respekt për ata që vunë në jetë vizionin e pavarësisë. Urime, Kosovë e dashur” përfundon urimi i Avokatit të Popullit.Kosova ka shpallur pavarësinë gati dhjetë vjet pas përfundimit të luftës me Serbinë, më 17 Shkurt 2008. Dy vite më vonë më 22 Korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes mendimit këshillëdhënës se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Shtetin e Kosovës e kanë njohur, afër 1000 shtete.