Tiranë, plagosen me thikë dy të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 07:05
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetit, pasi janë qëlluar me thikë nga një 16-vjeçar.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut, në periferi të Tiranës ku 16-vjeçari Ketjon Lleshi ka goditur me thikë dy të rinjtë pas një grindje të çastit mr këta të fundit.Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të dyshuar.Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.