Ekspozitë e Shoqatës Kombëtare Edukim për Jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 17:51
Shumë prej këtyre njerëzve tashmë nuk gëzojnë më të njëjtin fat si para 10 vitesh, për shumë prej tyre jeta ka hapur dyer të reja duke i nxjerrë nga kthetrat fatkeqe...Këto janë historitë e dhimbshme dhe të vuajtura të qindra fëmijëve, të rinjëve dhe familjeve në nevojë, të cilat i përkasin vitit 2003 e deri në ditët e sotme, foto të cilat sot përbëjnë ekspozitën e fateve të tyre.Falë një pune të gjatë, Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën, në më shumë se 150 fotografi ka sjellë proçesin e gjatë 10 vjeçar të bashkëjetesës me këtë komunitet...duke nisur me nxjerrjen nga fati mjeran i rrugës e deri në strehimin dhe punësimin e tyre.Kjo ekspozitë qëndron e hapur në ambjentet e Muzeut Historik kombëtar.