Mungon pavioni i Komunizmit, Malltezi: Pengesë historianët

Është jo pak, por një  periudhë gati 45 vjeçare e jetës së shqiptarëve të asaj kohë që po mbahet peng. Bëhët fjalë për peridhën komuniste, e cila ende mungon e pasqyruar në një pavion të posaçëm në Muzeun Historik Kombëtar.Edhe pse është ndër më të kërkuarit nga turistët, ende nuk ka asnjë plan konkret për ngritjen e këtij pavioni, dhe pengesa sipas Drejtorit të Muzeut Kombëtar, Luan Malltezi, janë mosmarrëveshjet dhe përplasjet e  e historianëve për këtë periudhë.Por çfarë thonë historianët për këtë problem. Sipas Valentina Dukës, ka ardhur koha që rinia shqiptare të njihet me këtë periudhë dhe duhet konkretizuar puna në hapjen e një pavioni të tillë.Sipas Dukës, iniciativa duhet të jetë mjaft e gjerë dhe duhet një bashkëpunim i shumë institucioneve të cilat mund të ndihmojnë në këtë drejtim, si Ministria e Kulturës, Bordi i Muzeumeve, grupe historianësh, Arkivi i shtetit, arkitektë dhe  specialistë  të cilat të bëjnë të mundur paraqitjen sa më reale të asaj periudhe.