Zhbllokohet kredia e Bashkisë, rinisin investimet e mbetura përgjysmë
Rritja e nivelit te disbursimit nga Ministria e Finances i ka dhene pak frymemarrje bashkise se Lezhes per te vijuar punen ne investimet e mbetura pergjysme prej 2 vitesh.Kalimi nga 2.5 ne 5 % te disbursimit te kredise qe bashkia e Lezhes mori nga bankat private per nderhyrjet infrastrukturore, ka sjelle fillimin e punimeve ne segmentin perballe katedrales dhe rrugen e lagjes “Nënë Tereza”, qe sipas kreut te Bashkise do te perfundojne brenda muajit mars.Dyfishimi i perqindjes se disbursimit nga Ministria e Finances nuk e ka zgjidhur perfundimisht situaten me investimet ne bashkine e Lezhes, kreu i te ciles ka shtuar se pret qe kjo norme te rritet akoma me shume,por ne rast te kundert keto investime te mbetura pergjysme do te behen pjese e buxhetit te ketij viti, me qellim qe ato te perfundojne sa me shpejt qe te jete e mundur.Firmat kontraktuese prej 2 ditesh kane nisur punimet ne dy segmentet rrugore me te rendesishme, ndersa brenda pak ditesh pritet qe punimet te rinisin edhe ne segmentet e tjera te mbetura pergjysme.