Bashkim Zeneli: Pa një normalizim të mardhënieve, nuk do të ketë njohje të Kosovës
Sot festohet pavarësia e Kosovës. Në lidhje me 5 vjetorin e Kosovës shtet dhe sfidat e saj për të ardhmen, ka folur dhe diplomati Bashkim Zeneli.Zeneli e ka quajtur pavarësinë e kosovës si një fitore historike të arritur në një rrugë shumë të vështirë, me mjaftë përpjekje dhe përplasje.“Pavarësia e Kosovës është një fitore historike, është një rrugë që është arritur me përpjekje të mëdha dhe Kosova për këtë duhet të jetë mjaft krenare. Nuk ka qënë një rrugë e shtruar, por ka patur përplasje të jashtëme dhe të brendëshme.” Kështu është shprehur Zeneli në inervistën e tij për RTV “Ora News”.“Kosova është një shtet i ri dhe si e tillë ka probleme me diplomacinë e saj. Ka ardhur koha që diplomacia e Kosovës të ketë një strategji më të qartë për njohjen. Por për këtë duhet që edhe Bashkimi Europian të arrijë në disa përfundime më të qarta dhe jo të zvarritura që edhe ato shtete që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës të fillojnë ta njohin atë.”“Njohjet kanë të bëjnë dhe me imazhin që paraqitet, edhe pse imazhi i Kosovës është imazhi i një vendi në rritje, i një vendi në zhvilim, shumë vende hezitojnë akoma që ta njohin, vetëm sepse shikojnë reagimin e Serbisë dhe të Rusisë. Megjithatë shumica e shteteve të Bashkimit Europian e kanë njohur Pavarësinë e kosovës dhe është e rëndësishme që e kanë njohur vendet e rajonit, pasi me këto vende Kosova do të bashkëpunojë më shumë.”“Kosova duhet ti jetë më mirënjohëse Bashkimit Europian dhe SHteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe jot ë dalin politikanët e saj me deklarata të tipit : Ose na jep vizat ose do të bashkohemi me shqipërinë dhe do të lëvizim pa viza në Europë. Shqiptarëve në Shqipëri por edhe atyre në kosovë, nuk ua ka njeri me hile dhe ne duhet të mësohemi me këtë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë dhënë shumë mesazhe Kosovës nëpërmjet vizitave të Sekretares Amerikane të Shtetit Hilari Clinton, përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Ketrin Eshton, Kancelares gjermane Angela Merkel, prandaj më parë duhet reflektuar dhe jot ë flitet me këtë gjuhë. Mesazhet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mesazhe të drejtëpërdrejta për Shqipërinë, por ato duhet ti dëgjojë dhe Kosova dhe të kuptojë që nuk mund të ecet me këto retorika, nuk mund të kërkohet ndryshimi i kufijëve.”“Brukseli është ai që duhet të na bashkojë në mënyrë të vecantë ne ballkanasve. Edhe pse sot në Kosovë është ditë feste, reflektimet duhet të jenë më të mëdha, se janë reflektime për të ardhmen dhe zhvillimin e Kosovës. Pa një normalizim të mardhënieve Prishtinë-Beograd, nuk do të ketë dhë njohje të Kosovës. Është i domosdoshëm vazhdimi dialogut dhe ky dialog duhet të jetë më konkret. Bisedimet e deritanishme kanë patur rezultat, u takua kryeministri serbisë Ivica Daçiç me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, dhe pse u fol që ky ishte një takim i ftohtë dhe protokollar, përsëri është diçka pozitive dhe vetëm fakti që ata u takuan.”“Serbia e ka shumë të qartë që nuk e ka më të sajën kosovën. E rëndësishme është gjithëçka të bëhet me rregullat e këtyre vendeve në të cilat ne duhet të integrohemi. Rruga për në Bashkimin Europian është rrugë dykalimshme, ka detyra për të plotësuar, duhet të punojmë në linjën e unifikuar të BE-së, pa krijuar përplasje dhe probleme.”Në fund intervistën e tij, diplomati Bashkim Zeneli e mbylli me urimin për prosperitet për të mirën e popullit të Kosovës, si një shtet i pavarur dhe në Bashkimin Europian.