Mungojnë mjetet antizjarr, institucionet në Lezhë paralajmërohen për gjoba
Institucionet ne Lezhe nuk kane asnje siguri per ruajtjen dhe mbrojtjen nga zjarret. Nga nje vëzhgim e kryer nga kamera e Ora News rezulton se ne disa prej institucioneve me te rendesishme nuk figurojne elementet e mbrojtes nga zjarri.Bashkia e Lezhes, Keshilli i qarkut, Pallati i Kultures,Muzeu, shkollat e ndertuara para viteve 2000 dhe ne pergjithësi te gjitha drejtorite nuk kane te vendosura shuarset e zjarreve apo edhe kendin e mbrojtjes ndaj tyre.Ne keto raste eshte e perjashtuar vetem Arkiva e Shtetit, e cila mund te konsiderohet model ne kete drejtim. Ky shqetesim i ngritur nga ne eshte pranuar nga pergjegjesi i repartit zjarrfikes ne Lezhe Zef Frani, i cili ka deklaruar se nese nuk do te kete reflektim nga institucionet do te aplikohen gjobat.Drejtuesit e institucioneve qe jane te varur nga bashkia e Lezhes pranojne se ky shqetesim eshte prezent tek ta dhe se here pas here kane kerkuar nderhyrje, e cila nuk eshte kryer. Vetem 3 shkollat e reja jane perjashtim i kesaj situate, ndersa te rrezikuara jane edhe cerdhet, kopshtet dhe cdo institucion publik ne qytetin e Lezhes.