Presidenti Nishani uron Jahjagën për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 18:39
Presidenti I Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili mori pjesë në festimet e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me ftesë të homologes së tij, Atifete Jahjaga, e ka uruar sot Presidenten e Kosovës, për arritjet e Kosovës në 5-vjetorin e Pavarësisë.Në urimin e tij, presidenti Nishani e garantoi Jahjagën për vijimin e bashkëpunimit midis dy shteteve, atij shqiptar dhe kosovar, në funksion të stabilitetit në rajon.“Ky është një moment mirënjohje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe NATO-s që mbështetën Pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Nishani.