Bie aksidentalisht nga kati i 5-të i pallatit, humb jetën saldatori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2013, 13:17
Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen aksidentalisht, teksa ka rënë nga kati i pestë i një pallati.Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në një pallat te "Komuna e Parisit", ku shtetasi Met Meta ka rënë aksidentalisht nga kati i pestë i një pallati, gjatë kohës që po saldonte.Ndërkaq në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.