Botimet më të reja në libraritë e Tiranës

Edhe pse jo shumë e pasuruar me libra të rinj këtë javë, librarive të kryeqytetit i shtohen një sërë titujsh interesantë, të cilët i vijnë në ndihmë lexuesit shqiptar.Ai është piktor dhe poet, në të dyja artet kërkon hulumtime dhe zbulimin e botës së tij të brëndshme. Bëhet fjalë për një nga shkrimtarët e mëdhenj francezë, Henri Michaux, libri filozofik i të cilit vjen i përkthyer në shqip me titull, "Një kokë del nga muri".Ashtu  si edhe në librat e tjerë, sonda e vështrimit të autorit në këtë libër, hidhet në brëndësi të vetvetes.Po nga shkrimtar francez, bëhet fjelë për Étienne de La Boétie, vjen libri me titull " Ligjërim mbi Robërinë e Vullnetshme ose kundërnjëshit". Në faqet e librit thuhet se “nuk mund të ketë miqësi aty ku ka mizori, pasi kur keqbërësit mblidhen, mes tyre nuk ka marrëdhënie shoqërore. Ata nuk janë miq, por bashkëpunëtorë në krime”.“Djemtë e Kamorës” nga  Pina Varriale. Libri  i përkthyer në shqip është një rrëfim për Napolin e sotëm. Si çdo libër dhe këtu janë ngjarjet e një bote të mbushur me dhembje. Nëse lexon historitë e treguara aq bukur, ty të duket sikur ke jetuar në çdo cep të Napolit, pasi di të gjitha karakteristikat e qytetit.“Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë”, një libër  nga Mihal Luarasi. Libri është shkruar në formën e shënimeve mbi librin e Todi Lubonjës "Nën peshën e dhunës", me rojat e burgjeve, me hetuesit, me gjyqtarët, me spiunët, me dëshmitarët, me Ministrat e Brendshëm.